Porti i Sarandës në 365 ditë – Mbi gjysëm milioni turistë, u vizitua nga 27 kroçera dhe 850 jahte

Qyteti bregdetar i Sarandës për vitin 2023 ishte një nga destinacionet më të preferuara për turistët. Një nga pikat më kryesore ku çdo ditë mirëpriten vizitorë nga e gjithë bota është edhe Porti i Sarandës.
Specialisti Plarent Shehu u shpreh se në 365 ditë, Porti i Sarandës ka patur një fluks turistësh relativisht të lartë duke shkuar në rreth 563 mijë e 763 pasagjerë. Ndryshe nga vitet e tjera, trend në rritje ishin edhe turistët të cilët kanë qenë ditorë ose tre ditorë.
Sipas Shehut risia që është vënë re gjatë vitit 2023 ka qenë ardhja e krocerave dhe jahteve gjatë 12 muajve të vitit, ku janë ankoruar 27 korcera dhe 850 jahte në port.
Ndërkaq vlen të theksohet se shërbimi ndaj çdo turisti që shkel në terminal është përmirësuar dhe kapacitetet janë rritur ndjeshëm në krahasim me vitet e kaluara.
Saranda shënoi një sezon turistik gjithëvjetor, mjaft të kënaqshëm duke u frekuentuar nga turistë vendas dhe të huaj e duke u renditur në një nga destinacionet më të mira për turizëm.
Gazetare: L. Fili
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




