Gëzim Tushi: Paragjykimi që lidhet me origjinën, primitiv. Martesat bikulturore, të pakta

Sociale | 3 vite më parë

Diskriminimi për shkak të origjinës është një nga problemet më të mëdha me të cilin përballen emigrantët, që shkakton jo pak pasoja në shëndetin mendor. Pikërisht në lidhje me këtë është diskutuar në studion e “Jetë shqiptare” këtë të enjte (18 nëntor), ku sociologu i njohur Gëzim Tushi e konsideroi paragjykimin prej origjinës si më primitivin.

Ai tha se diferencat kulturore janë të mëdha dhe se për këtë arsye, martesat bikulturore janë të pakta. Si shembull, sociologu mori djemtë shqiptarë në Britani apo Gjermani, teksa tha se shumë pak prej tyre janë martuar me gra vendase.

“Paragjykimi gjenetik është një lloj paragjykimi që lidhet me origjinën dhe unë mendoj se ky lloj paragjykimi prej biologjisë është primitiv, nazist. Ky është racizmi i heshtur dhe është më vrastarë, ai nuk të thotë që ti je shqiptarë, je mysliman, nuk je europian, por të mbyll dyer. Vë re këto diferencat kulturore, psh. janë shumë të paktë çunat shqiptarë të martuar me vajza britanike apo gjermane. Tani edhe ka se ka ndryshuar pak, pro më përpara ka qenë një vijë e pakapërcyeshme. Po ta vësh re këta çunat tanë ndryshojnë, me të huajat janë shumë më të urtë, ndërsa në Shqipëri janë më të egër”, tha Tushi.

Avokatja Daniela Dallashi tha se megjithatë është vënë re një rritje e këtyre martesave bikulturore dhe se shqiptarët që kanë emigruar kanë filluar të integrohen në shoqëritë ku po jetojnë.

“Së fundmi ka shumë djem apo vajza të cilët janë bashkuar me shtetas të tjerë, qoftë anglez, qoftë europian. Mesa duket janë integruar dhe në një farë mënyrë ikin këto pengesat kulturore dhe gjendet gjuha e përbashkët. Ka një rritje”, theksoi ajo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme