Rreth 500 raste në Shkodër nga virozat e stinës, më të prekurit fëmijët dhe të moshuarit

Rreth 500 persona janë prekur nga virozat gjatë kësaj jave në rajonin e Shkodrës. Kryesisht më të prekurit nga gripi janë moshat pediatrike gjithashtu edhe të moshuarit.
Mjekja epidemiologe, Dhurata Hysa thekson se shenjat që shfaqen tek prekurit me grip janë temperatura mbi 38 gradë celcius dhe kolla.
Mjekja Hysa apelon për marrjen e vaksinës kundër gripit për grupet që kanë rrezik më të lartë të preken nga virozat e stinës së dimrit, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
“E mira është që vaksina të bëhet. Ne e kemi hapur fushatën e vaksinimit që me 16 tetor dhe kush nuk ëhstë vaksinuar, mund të vaksinohet pasi sezoni i gripit do të vazhdojë deri më 14 mars”, u shpreh mjekja.
Mbi 14 mijë persona janë prekur në vendin tonë nga gripi dhe infeksionet e tjera respiratore vetëm javën e fundit.
Instituti i Shëndetit Publik raporton për një rritje të sëmundshmërisë në popullatë nga bashkëqarkullimi i virozave, gripit dhe nënvarianteve të Covid-19 njëkohësisht.
Gazetar: Luan Kadija
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




