OBSH: Bie numri i përdoruesve të duhanit në mbarë botën

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se numri i përdoruesve të duhanit në mbarë botën ka rënë me 19 milionë gjatë dy viteve të fundit. Kjo përkundër faktit se popullsia e botës është rritur, raportoi të martën OBSH-ja në Gjenevë.
Sipas OBSH-së numri i përgjithshëm i përdoruesve vlerësohet në 1,25 miliardë persona. Megjithatë, drejtori i OBSH-së për Promovimin e Shëndetit, Rudiger Krek ( Rüdiger Krech ) tha se kishte një ndryshim të dukshëm në Evropë, ku shkalla e grave që përdorin duhan është dy herë më e lartë se mesatarja globale dhe po bie më ngadalë se në rajonet e tjera të botës.
OBSH-ja është gjithashtu e shqetësuar për cigaret elektronike, të cilat nuk përmbajnë duhan, por lëngje që përmbajnë nikotinë.
Sipas saj, këto janë po aq të rrezikshme për shëndetin sa edhe produktet e duhanit.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




