25 vjet nga masakra e Reçakut – Në Korçë ndizen qirinj në kujtim të të rënëve në Kosovë

Studentë dhe pedagogë të Universitetit “Fan.S.Noli” në Korçë mbrëmjen e djeshme kanë ndezur qirinj në zonën këmbësore në qytet, si shenjë nderimi e respekti për 45 civilët e pafajshëm të vrarë 25 vite më parë në fshatin Reçak në Kosovë.
Si një ndër ngjarjet më të rënda të ndodhura nga makina ushtarake serbe është cilësuar nga pedagogia e historisë, Alba Kreka, kjo ngjarje, ndërsa u shpreh se kjo ngjarje shokoi mbarë opinionin ndërkombëtar.
Homazheve për këtë ngjarje të dhimbshme që ka përjetuar populli kosovar, iu bashkuan dhe qytetarët korçarë.
Gazetare: Geralda Sali
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




