Vajzat që po thyejnë tabutë, Ilda Novi rrëfen rrugëtimin e saj në Policinë e Shtetit

Sociale | 3 vite më parë

Në Shqipëri gjithnjë e më shumë vajzat po priren të zgjedhin profesione që me parë cilësoheshin si profesione mashkullore. 

I tillë është edhe rasti i 30 vjeçares Ilda Novi. Tre vjet më parë Ilda u bë pjesë e Policisë së Shtetit. 

Në fakt figura e policit e ka shoqeruar atë vazhdimisht. Në familjen e Ildës babai i saj ka qënë pjesë e uniformave blu, e më pas motra e Ildes. Duket se në familjen Novi është përcjellë tradita e vjetër e kalimit të profesionit nga prindi te fëmija. 

Pas përfundimit të studimeve për ekonomik, Ilda zgjodhi të ndiqte ëndrrën e saj si police, të ndërthurur edhe më studimet e kryera. 

Nga Specialiste për Trafiqet e Lëndeve Narkotike ajo kaloi te Hetimi i Krimit Ekonomiko- Financiar, duke marrë gradën e nënkomisares.

Nënkomisaria tregon edhe për vështirësitë e ketij profesioni për një femër? 

Disa besojnë se ka profesione që janë të përshtatshme vetëm për meshkuj apo vetëm për femra. 

Por në ditët e sotme Policia e Shteti ka bëre pjesë të strukturave të saj shumë prej vajzave e grave të cilat arrinë që të bashkëpunojnë me efktivitet të plotë me kolegët e tyre burra.

Gazetare: L. Koçiu 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme