Kultivuesit e duhanit nuk gjejnë treg, administratori i Gurit të Zi kërkon politika favorizuese

Guri i Zi vetëm 6 km larg Shkodrës njihet si zona e cila prodhon duhanin që me dekada dhe kjo kulturë është e vetmja me të cilët fermerët e fshatrave të kësaj njësie mund të jetojnë, ndërsa familjet e përcjellin brez pas brezi.
Problemi i kultivuesve të duhanit është akciza, e cila e shtrenjton aq shumë produktin për blerësit sa e bën këtë mall të pa shitshëm.
Administratori i kësaj njësie thotë se shteti mund të jetë i vetmi rregullator i kësaj situatë, me qëllim që të përdorë politika favorizuese për kultivuesit e duhanit.
Fermerët janë të monitoruar nga policia e cila shpesh sekuestron duhanin me pretendimin e dokumentacionit për mallin dhe origjinën
Njësia Administrative e Gurit të Zi zë një sipërfaqe prej rreth 200 hektar që shërben vetëm për të mbjellë këtë kulturë, sepse tipologjia e tokës dhe klima në këtë zonë janë të përshtatshme për të rritur duhan.
Gazetarë: M.Rakaj, Eriselda Dyrmishi
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




