Shkolla profesionale në Kukës, interes i lartë nga nxënësit

Sociale | 3 vite më parë

Arsimi profesional në Kukës, megjithëse ofron vetëm një degë,  Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, vijon të ketë kërkesa të shumta nga nxënesit për t’u rregjistruar. 

Mësuesi i kësaj dege Jetmir Axhami tha se nisma e Ministrisë së Arsimit ka shtuar kërkesat për regjistrimin e nxënësve në degë profesionale.

Disa nga nxënësit që kanë zgjedhur të studiojnë  këtë degë thonë se kanë më shumë mundësi punësimi.

Axhami tha se ka bëre kërkesë edhe për shtimin e degëve të tjera profesionale.

Në këtë degë aktualisht janë të regjistruar 42 nxënës. 

Gazetare Heriselda Dyrmishi

/ rtsh. al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme