Qendra Ditore Polivalente në Sarande, 50 të moshuar përfshihen në aktivitetet e saj

Sociale | 3 vite më parë

Qendra Polivalente “Feti Rugji” në qytetin e Sarandës e cila njihet ndryshe si shtëpia e të moshuarve të vetmuar.

50 burrat dhe gratë e moshës së tretë ndjehen këtu më mirë se sa në shtëpinë e tyre, pasi kalojnë kohën më të madhe të ditës.

Së bashku pinë kafen e mëngjesit ,marrin dy vakte të ushqimit ,dhe në kohën tjetër largojnë pleqërinë dhe vetminë në shoqërinë e njëri tjetrit.

Të moshuarit e kësaj qendre kanë mundësi të zgjedhin sit a kalojnë kohën e tyre, duke u përfshirë në vallen e aktivitetit të ditës ,në një lojë domino në verandën e ndërtesës .

Ndonëse të moshuar, por u pëlqen të përfshihen në të gjitha aktivitetet që organizohen nga bashkia Sarandë.

Këta të moshuar janë në vëmendjen  edhe të Fondacionit “Shpresë për Botën”, që në qytetin bregdetar të Sarandës ka përfaqësuesin e vet i cili është përkushtuar që t’i gëzojë këta të moshuar.

Gjithçka që ofrohet për këta të moshuar ,shkon edhe si nderim për për kontributet e dhëna prej tyre në dekadat e kaluara.

/RTSH/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme