Rruga Mirditë-Fushë Arrëz me probleme. Rrëshqitje masivesh gurësh

Sociale | 3 vite më parë

Pamje i përkasin rrugës nacionale Mirditë-Fushë Arrëz në këto ditë nëntori. Reshjet e shiut kanë rikthyer rrëshqitjen e gurëve dhe inerteve në këtë aks rrugor dhe lëvizja është mjaft e frikshme dhe e rrezikshme.

Një masiv shkëmbor u shkëput nga mali pasditen e së martës në afërsi të zonës së Gjegjanit. Gurë dhe inerte ranë në rrugë, duke bllokuar këtë segment për disa minuta, ndërsa problematika të ngjashme ka thuajse në të gjithë gjatësinë e saj .Krahas rrëshqitjes së gurëve, rruga e cila u ri konstruktua në vitin 2017 e që kushtoi 9 miliard lekë ka pësuar dëmtime në disa pika

Ndërsa  rreziku mbetet evident pasi rënia e gurëve nga mali është e vazhdueshme, drejtuesve të automjeteve  u kërkohet të bëjnë kujdes në lëvizje.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme