”S’do ketë më plehra në plazhe”, në Shkodër nis puna për një tjetër sezon turistik më të mirë

Sociale | 3 vite më parë

Ky sezon turistik mund të konsiderohet i suksesshëm për Velipojën. Edhe pse jemi në muajin shtator , vazhdon të ketë fluks të lartë pushuesish. Administratori i Velipojës Klodian Shyti për RTSH tregon se përveç shtetasve kosovarë të cilët janë fanatik të këtij plazhi, këtë vit risi kanë qenë edhe turistët e huaj kryesisht ato Çek, Polak dhe Gjerman.

“Shumica e pushuesve që ne na vizitojnë janë nga Kosova por nuk përjashtohen edhe rastet me të huajt si çekë, polak por edhe gjerman të natyrave të motoçiklizmit”, thotë administratori i Njësisë Velipoje Klodian Shyti.

Duke qenë se mbetjet vijojnë të jetë sfidë për zhvillimin e turizmit, kreu i njësisë Velipojë  thotë se bashkia Shkodër ka hartuar një plan për trajtimin e mbetjeve në të gjitha bizneset që ti marrë derë më derë dhe ti dërgojë në vendet e përcaktuara për depozitimin e tyre.

“Kemi menduar që të njoftojmë të gjithë hoteleritë që të kemi një orar sipas zonave, nga rruga numër një në rrugën numër 4. Të kemi një orar kur ato ti nxjerrin plehrat para objekteve për ti marrë me makina të vogla në mënyrë që të mos grumbullohen të gjitha bashkë”, thotë Klodian Shyti.

Prioritet për pushtetin vendor është rruga Shëngjin-Velipojë e cila do të shkurtojë distancën prej rreth 65 km në 15 km  dhe kohën e udhëtimit në 15 minuta.

Vetëm 30 km larg Shkodrës, Velipoja është pika kryesore turistike e qarkut, që për shumë kënd konsiderohet si një plazhet më me vlerë në vend, për vetë gjatësinë e vijës bregdetare qe jo shumë vende e ofrojnë në Shqipëri.

Gazetar: M.Rakaj

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme