Muzeu i Arsimit në Korçë, mbi 1400 vizitorë vetëm gjatë muajit gusht

Korça mbetet destinacioni i preferuar i turistëve vendas dhe të huaj në të gjitha stinët e vitit. Por muaji gusht ka shënuar numrin më të lartë të vizitorëve në Muzeun e Arsimit në Korçë.
Kanë qenë 1400 persona të cilët kanë zgjedhur të shohin shkollën e parë shqipe e të mësojnë më shumë për historinë e arsimit shqip.
Ndërkohë që prej fillimit të vitit e deri tani muzeu është vizituar nga rreth 9000 persona. Turistët e huaj kanë qenë nga shtete të ndryshme të Evropës, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe turistët vendas.
Sa i përket turistëve të huaj Treska thotë se ata janë të interesuar më tepër për objektet, të cilat janë të ekspozuara në muze, që i përkasin figurave të shquara të periudhës.
Muzeu i Arsimit në Korçë ndodhet në ndërtesën e shkollës së parë shqipe, e hapur më 7 mars 1887.
Në ambientet e muzeut janë të ekspozuara dokumente nga historia e shkrimit shqip dhe botime të vjetra në gjuhën shqipe. Ai ngelet nga muzetë më të vizituar në qytetin e Korçës.
Gazetare: Megi Mëhilli
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




