Transporti i nxënësve/ Eksperti: Kontrolle rigoroze, certifikim për drejtuesit e mjeteve

Sociale | 3 vite më parë

Trafiku i rënduar, por edhe pamundësia për të çuar në shkollë fëmijët me mjete personale, ka bërë që shumë prindër të zgjedhin transportin me furgonë apo autobusë të fëmijëve nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas.

Për ekspertin e Sigurisë Rrugore, Arben Luzi, drejtuesit e këtyre mjeteve duhet patjetër të kenë aftësi më shumë, ndaj duhen certifikuar për ushtrimin e aktivitetit të tyre.

“Drejtuesit e mjeteve duhet të jenë ta kategorizuar me mjete drejtimi, por të kenë edhe certifikatë tjetër të aftësisë profesinale, si taksisti. Ata me këtë certifikatë i bën më të njohur me rregullat. Të gjitha këto mjete që transportojnë fëmijët në shkolla, të kenë njohuri të veçantë për transportin për mënyrën sesi i ndalojnë, sesi i zbresin, si udhëzohen, si shoqërohen për në shkollë dhe shtëpi. Duhet të trajnohen dhe të kenë status për njohuritë e tyre”, tha Luzi.

Nga ana tjetër, eksperti rekomandon kontrolle teknike të shpeshta edhe për këto automjete.

“Kontrolle për mjetin, ku duhet të plotësojë disa kritere. Ndaj dhe disa makina kanë kushte të veçanta. Qytetarët të verifikojnë njohuritë e shoferit”, rekomandon ai.

Një nga problemet më kryesore që hasen  në qarkullimin rrugor, për transportin e fëmijëve, është transporti mbi kapacitetin e lejuar, kur në mjete futen më shumë  pasagjerë se ç’është e lejuar në certifikatën e transportit, librezën, problemet e fiksimit  të fëmijëve, certifikatën e transportit për fëmijë dhe lejen e drejtimit të drejtuesit të mjetit,  që të jetë e specifikuar për transportin e fëmijëve.

Gazetare: Flutura Tota

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme