Rikonstruksioni i aksit Ersekë-Leskovik, një nga investimet më të mëdha për zonën në 50 vitet e fundit

Sociale | 3 vite më parë

Përfundimi i punimeve të aksit nacional Erseke – Leskovik është një nga investimet më të mëdha të kryera në këto 50 vitet e fundit në krahinën e njohur, rrugë e cila edhe për banorët lehtëson lëvizjet e mjeteve por nga ana tjetër shton interesin e banorëve të kësaj zone dhe jo vetëm për të treguar më shumë kujdes për turizmin.

Rikonstruksioni i rrugës Ersekë – Leskovik edhe për kryetarin e bashkisë së Kolonjës Erion Isai do të ketë ndikim të madh në sektorin e turizmit, pasi dhe vetë banorët janë të interesuar për ta zhvilluar së tepërmi turizmin në një krahine aq shumë të njohur për historinë, bukuritë natyrore dhe kulinarinë.

Punimet e këtij segmenti rruge kanë filluar nga Leskoviku dhe ka një gjatësi prej 44 km, segment i cili është parashikuar të përfundojë në fund të këtij viti.

Gazetare: Megi Mëhilli

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme