Në Korçë 110 nxënës në klasë të parë pa mbushur ende 6 vjeç

Sociale | 3 vite më parë

1526 nxënës nga Qarku I Korçës, do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës, 228 më pak se një vit më parë.

Nisur edhe nga ndryshimet ligjore, në klasën e parë janë regjistruar 110 nxënës, që mbushin 6 vjeç brenda muajit dhjetor të këtij viti.

Kështu kanë vendosur këta prindër për të regjistruar djalin e tyre të vogël, Tristanin. Vogëlushi vijoi mjaft mirë në arsimin parashkollor dhe kjo shtyu prindërit që ta regjistrojnë atë ende pa mbushur 6 vjeç.

Për këtë vit mësimor të gjitha shkollat janë gati për të pritur nxënësit, me përjashtim të atyre shkollave që janë në rikonstruktim.

Gjithashtu, bëhet e ditur se për këtë vit në Qarkun e Korçës, do të ketë 9 shkolla të arsimit bazë ku mësimi do të zhvillohet me turne.

Gazetare: E.Fili

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme