Panairi i Rroshnikut, festë për fermerët, ekspozojnë produktet e tyre bio

I kthyer në traditë prej 5 vitesh, është organizuar sërish në Berat “Panairi i Rroshnikut” ku u mblodhën produktet bio të 13 fshatrave të zonës, që njihen për kultivimin e frutave dhe prodhimin e verës e rakisë.
Fermerët sollën fiqtë e famshëm të Rroshnikut,por edhe fruta të tjera ku dallojnë arrat dhe bajamet.
Promovimi i produktve “bio” të zonës ishte edhe qëllimi i këtij panairi,që këtë vit mblodhi rreth vetes edhe turistë të huaj.
Rroshniku,me 13 fshatra dhe 4 mijë banorë njihet për prodhimet e tij “bio” sidomos në pemtari dhe veçanërisht për rrushin dhe fiqtë. Ndodhur nën malin e Tomorrit,kjo zonë ka kushtet e favorshme për kultivimin e fruta-perimeve,prodhimin e verës dhe rakisë.
Gazetare: Megi Mëhilli
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




