Vetëvrasje në burgun e Lezhës, Drejtoria e Burgjeve jep detaje ngjarjen

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informon opinionin publik se, të enjten në orën 12:20 në burgun e Lezhës ka kryer vetëvrasje shtetasi Qerim Hani, i datëlindjes 1985.
Sipas njoftimit, ai është vetëvarur në dushin e institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale në Lezhë.
Hani ndodhej në masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, për kryerjen e veprës penale “dhunë në familje”.
“Nga vlerësimi paraprak, konstatohet se vdekja e pacientit ka qenë pasojë e vetëvarjes në ambiente të përbashkëta (Dushet) në Godinën Numër 5, Kati 3 tek Seksioni i masave mjekësore”, bëhet me dije në njoftim.
Sipas njoftomit shtetasi Qerim Hani, ishte pacient me masë mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor” me diagnozë “Çrregullim psikotik i paspecifikuar” me mjekim “Respiridon dhe Amitriptiline”.
Stafi i IEVP LEZHË, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit ka njoftuar menjëherë mjekun e shërbimit të rojës, dhe menjëherë i është dhënë ndihma e parë mjekësore duke konstatuar shenja jete. Hani është nisur urgjentisht me autoambulancën e institucionit, të shoqëruar nga stafi mjekësor drejt Spitalit Rajonal të Lezhës me shenja jete. “Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit”, përfundon njoftimi.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




