Urbanizimi rrit vlerën e pronës, Veliaj inspekton punimet e rrugës “Grigor Cilka”

Sociale | 3 vite më parë

Bashkia e Tiranës po rikostrukton rrugët periferike të qytetit, në zonat ku është ndërtuar pas viteve 90. Kryebashkiaku Veliaj inspektoi punimet në rrugën “ Grigor Cilka, në Njesinë 2, ku po sitemohen edhe kanalizmet dhe muret rrethuese të shtëpive. 

“Volumi më i madh i punës kanë qenë muret mbajtëse, muret ndarëse, shtrati i rrugës, kolektorët, që sistemojnë ujërat e bardha në një lagje, e cila s’ka qenë as pjesë e Farkës, as e Saukut, as e Njësisë 2, prandaj është bërë një punë jashtëzakonisht e madhe” tha zoti Veliaj.

Kreu i Bashkisë, tha se tashmë kemi një situatë në Tiranë ku vlera e pronës është rritur mbi tre herë në disa lagje, por sidomos në ato lagje që urbanizohen për herë të pare, rritja e vlerës së pronës është edhe më e lartë. 

Gazetare Teuta Shamku 

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme