Rreziku nga pesticidet në frutat serbe, konsumatorët në Kosovë, të shqetësuar

Ditë më parë, Kroacia e Sllovenia bllokuan importin e frutave nga Serbia. Kjo për shkak të konstatimit se ato kanë nivel të lartë të pesticideve, të dëmshme për organizimin e njeriut. Kosova ndërkohë, importon produkte të tjera nga Serbia, në shifra të larta. Dyshime për sigurinë e produkteve që konsumojnë, ngrenë edhe konsumatorët.
Megjithatë, nga Dogana e Kosovës, por edhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, shprehen të sigurt se në tregun kosovar s’ka pemë e perime nga shteti serb.
Por organizata për mbrojtjen e konsumatorëve thotë se ka produkte që hyjnë në Kosovë edhe pa iu nënshtruar kontrolleve.
Në mënyrë që shëndeti të mos u rrezikohet nga pesticidet, qytetarëve u rekomandohet që para konsumimit, t’i pastrojnë sa më mirë frutat e perimet.
Gazetare: Elda Pepa
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




