Rritet fluksi te spitali i Beratit/ 100 pacientë në ditë, mjekët: Shmangni daljet e panevojshme

Temperaturave e larta kanë rritur edhe fluksin e pacientëve në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal Berat.
90-100 pacientë paraqiten çdo ditë pranë këtij reparti, kryesisht të moshuar e të sëmurë kronikë. Sipas mjekëve të urgjencës, janë moshat e treta ata që paraqiten në gjendje të rënduar, kryesisht me gjendje febrile dhe gastroenterite dhe me probleme me tensionin.
Mjeku i Repartit të Urgjencës në Spitalin e Beratit, Xhezair Guri ka pohuar se fluksi i vizitave gjatë këtij muaji ka qënë i rritur në krahasim me muajt e tjerë.
Mjeku thotë se, përveç rasteve të shumta me çrregullimeve të aparatit tretës dhe virova të stinës, në Repartin e Urgjencës pranë Spitalit Rajonal Berat ka pasur edhe raste të komplikuara, pjesën më të madhe të të cilave e kanë zënë problemet kardiake.
Gazetar: Marjo Merhori
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




