Pickime, dehidratim dhe alergji/ Fundjavat me urgjenca të shtuara në Darëzezë

Sociale | 3 vite më parë

Pickimet nga insekte të ndryshme, por edhe nga peshqit, siç është peshku harabel, dehidratimi dhe alergjitë përbëjnë rastet më të shpeshta të urgjencave shëndetësore tek pushuesit në Darëzezë.

Gjatë fundjavës, numri i këtyre urgjencave rritet duke arritur deri në 30 vizita ditore.

“Rastet e pickimeve, të paktën nga peshku harabel janë më tepër te moshat pediatrike, fëmijët. Pastaj rastet me AVC (aksidentet vaskularo-cerebrale) problemet kardiake, hipertensioni, problemet respiratore janë më tepër te moshat e treta,” thotë mjekja e qendrës shëndetësore të zonës.

“Për peshkun harabel, trajtimet bëhen edhe vetëm me ujë të ngrohtë në rast se nuk kalon dhembja. Mund të paraqiten këtu në qendër dhe japim ndihmë e parë, por dhembja është e madhe,” shton një mjeke tjetër.

Mjekët këshillojnë që të ketë kujdes maksimal nga vetë qytetarët, të cilët duhet të ruhen edhe nga temperaturat e larta.

“Në radhë të parë të marrin mjetet e nevojshme, sepse ndodhin raste që shkojnë në plazh dhe nuk kanë gjënë më kryesore: kremin e plazhit. Edhe për pjesën detare, kur të futen në det të lagin së pari gjymtyrët, më pas të futen përnjëherësh, sepse kanë ndodhur raste të arresteve kardiake,” shprehet mjekja.

Qendra shëndetësore verore në Darëzezë ka regjistruar këtë sezon qindra raste të pushuesve me probleme shëndetësore.

Gazetare: Megi Mëhilli

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme