Plazhi i Shëngjinit/ Pushues të shumtë, mbi 60 për qind nga Kosova

Me rritjen serish te temperaturave, edhe 15-ditëshi i dytë i muajit gusht po shoqërohet me një fluks të madh pushuesish në plazhet e bregdetit të Lezhës.
Shëngjini vijon të mbetet destinacion i preferuar turistik për shqiptarët e Kosovës, të cilët përbëjnë mbi 60 për qind të numrit të përgjithshëm të pushuesve në këtë plazh.
Ata shprehen të kënaqur me plazhin, pishinat, ushqimin cilësor dhe kushtet e akomodimit.
“Po kalojmë shumë mirë. Kushtet, plazhi, pishinat, ushqimi janë shumë në rregull. Shpresoj që të kalojmë deri në fund siç e kemi nisur,” thotë një turiste.
“Jemi nga Kosova, sivjet për pushime në Shqipëri. Po kalojmë mirë shumë. Këtë vend e adhurojmë,” shprehet një turist nga Kosova.
Megjithëse kaloi gjysma e muajit gusht, fluksi i pushuesve e turistëve të huaj në plazhin e bregdetit të Shëngjinit sa vjen dhe po rritet.
Ata mbeten të kënaqur me gjithçfarë u ofrohet në këtë plazh, dhe gjithnjë, edhe pushuesit që vijnë për herë të parë, largohen prej tij me dëshirën për t’u rikthyer sërish.
Gazetar: Rr. Leçaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




