Shqipëria, destinacioni i të huajve/ Tirana e mbushur me turistë

Kryeqyteti shqiptar këto ditë është i tejmbushur nga turistët e huaj, të cilët e kanë kthyer Shqipërinë në destinacionin kryesor turistik të Ballkanit për vitin 2023.
“Ajo që më pëlqen më shumë është gëzimi që reflektojnë njerëzit këtu. Që të gjithë janë shumë të mirë. Vajza ime ka punuar këtu një vit në Kishë. Ajo e kishte ëndërr të kthehej në Shqipëri dhe erdhëm. Vajza më tha se pas 10 vitesh Shqipëria ka ndryshuar shumë. Ishim në Ksamil dhe ishte shumë bukur. Sa më shumë turistë të vijnë, aq më mirë është për vendin tuaj, sepse ka edhe punë,” shprehet një turiste.
“Vij nga SHBA. Është hera e parë këtu në Shqipëri dhe më pëlqen shumë historia dhe kultura e vendit,” thotë një tjetër turist.
“Sot është dita e parë këtu. Deri tani duket bukur,” shton një turiste franceze.
“Është hera ime e parë në Shqipëri. Tirana më duket qytet shumë i këndshëm,” thotë një turiste nga Brazili
Grupe të ndryshme turistësh i sheh tek vizitojnë zonat historike e kulturore të Tiranës.
E veçanta është se mes tyre ka grupmosha të rinjsh.
Natyra e bukur, historia, kultura dhe, pa dyshim, ushqimi është ajo çka i grish turistët të vijnë në Shqipëri.
Nga janari kanë hyrë 5.1 milionë vizitorë, nga të cilët 1.7 milionë vetëm në muajin korrik.
Viti 2023 pritet të mbyllet me 9 milionë vizitorë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




