Bie raporti, 3 në 10 fëmijë probleme me sytë, mjekët: Kontrollet e hershme zvogëluan rrisqet

Fëmijët 6 vjeçarë që presin të rregjistrohen në klasë të parë, po kryejnë këto ditë vizitat tek mjeku okulist. Prej disa vitesh ky është një kontroll i detyrueshëm.
Mjekët konstatojnë rënie të ndjeshme të problemeve në shikim vitet e fundit.
” Trendi është më mirë se më parë” thotë një mjeke okuliste për fëmijë. “Në 10 fëmijë, vetëm 3 konstatohen me probleme, nga 7 fëmijë më parë”.
Shkak për këtë zbutje të problemeve, thonë mjekët, janë bërë kontrollet e hershme të fëmijëve. Sipas tyre prindërit i çojnë fëmijët për vizita përpara se t’u thonë mjekët. “Prindërit janë bërë shumë të ndërgjegjshëm” thonë ata.
Mjekët sjell në vëmëndje parashikimin e zymtë të OBSH sipas të cilit miopia do të jetë epidemia e viteve 2050.
Ata bëjnë thirrje për kontrolle të hershme të shikimit tek fëmijët me qëllim zvogëlimin e rrisqeve të shikimit.
Gazetare Sonila Mlloja
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




