Bysheku turistik në Elbasan/ Qytetarët e zgjedhin për ti shpëtuar të nxehtit

Elbasani vijon të jetë nën ndikimin e temperaturave të larta ku kjo fundjavë sipas sinoptikanëve do të mbajë të njëjtat ritme.
Qytetarët kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për t’iu larguar valës së të nxehtit dhe një prej këtyre vendeve është pika turistike e Byshekut.
Vetëm 8 km nga qyteti ky destinacion mirëpret turistë e vendas nën hijen e rrapeve shekullorë dhe ujit të freskët.
Ndonëse pjesë e hartës së 100 fshatrave turistikë Bysheku i Elbasanit nuk ka njohur asnjë transformim. Ata që e frekuentojnë e zgjedhin për qetësinë që e ka krijuar natyra.
Gazetar Norel Zaimi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




