Zogaj, mes turizmit dhe investimeve, fshati piktoresk buzë liqenit të Shkodrës

Sociale | 3 vite më parë

Një ndër vendodhjet turistike që po vizitohet më shumë  gjatë stinës së verës në Shkodër, ku pushuesit i largohen vapës mbytëse të këtyre ditëve , është fshati Zogaj.

Vetëm  10  kilometra larg qendrës së Shkodrës, Zogaj njihet prej shekujsh për peshkimin, bimët medicinale, natyrën e virgjër dhe veçanërisht për klimën kurative që ka investimet e fundit të bëra si dhe ato që priten, siç është rikonstruksioni i segmentit nga Shiroka deri në pikën  kufitare me Skjen ne Malin e Zi  do ti japin një zhvillim më të madh kësaj zone

Pak ditë më parë u bë ditur në faqen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim se është lidhur kontrata me kompaninë fituese e cila do të bëjë zbatimin e projektit për rikonstruksionin dhe përmirësimi e rrugës Shirokë-Zogaj deri në  kufi me Malin e  Zi, si dhe sistemimin  e ujësjellësit dhe ujërave të përdorura në Shirokë-Zogaj. Ky investim pritet të përfundojë brenda korrikut të vitit të ardhshëm.

Gazetar Norel Zaimi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme