Shuhet zjarri në Fier, digjen 25 ha në zonën e pyllëzuar në Peshtan

Për më shumë se 12 orë luftë me flakët, forcat zjarrfikëse të Fierit kanë mundur të shuajnë dhe të vënë nën kontroll dy vatrat e zjarrit në Peshtan të Fierit, mëngjesin e kësaj të diele.
Shefi i zjarrfikeseve të Fierit, Zija Hyka thotë se sipërfaqja e dëmtuar nga zjarri në zonë llogaritet në 25 ha ndërsa apelon qytetarët të bëjnë kujdes me djegien e barërave në tokat bujqësore.
Në operacionin për shuarjen e zjarrit, u përfshi edhe një nga helikopterët Cougar, ndërsa ministri i mbrojtjes Niko Peleshi tha se në këto temperatura të larta, kur të gjitha shtetet e ndryshme të Evropës po përballen me zjarrin, duhet të tregohet kujdes për të raportuar në kohë vatrat e zjarrit.
Gazetare H. Dyrmishi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




