Lufta kundër virusit respirator RSV, EMA rekomandon vaksinën Pfizer për përdorim tek shtatzënat

Sociale | 3 vite më parë

Rregullatori Europian i Barnave i ka rekomanduar Komisionit Europian të miratojë përdorimin tek gratë shtatëzëna dhe tek të moshuarit të  vaksinës së prodhuar nga kompania Pfizer për virusin respirator Sincitial RSV.   

Vaksina e quajtur “Abrysvo” aktualisht është miratuar për tu përdorur në SHBA tek të moshuarit nga 60 vjec e sipër.

Ndërsa përdorimin për gratë shtatëzëna Adminsitrata Amerikane e Ushqimit dhe Kontrollin e Medikamenteve pritet ta vendosë muajin e ardhshëm.

RSV është një virus i zakonshëm që shkakton të ftohurën, por mund të shkaktojë sëmundje më të rënda tek fëmijët dhe të moshuarit.

Strategjia për të vaksinuar gratë gjatë shtatëzanisë synon të sigurojë atë që quhet imunizim pasiv te foshnjat nga lindja deri tek mosha 6 muajshe.

Gazetare Elda Pepa

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme