Historia e nënës 101-vjeçare/ Prene Biba Marku, mes rrëfimeve të bukura dhe të hidhura të jetës

Sociale | 3 vite më parë

Ndonëse i ka kaluar 100 vitet e jetës së saj, Prena Biba Marku qëndron e fortë dhe kafenë e mirëseardhjes kujdeset të na e servirë me duart e saj.

Me vitet mbi shpinë, që jo gjithmonë kanë qenë të qetë, Prena nis rrëfimin me martesën e saj me mblesëri në moshën 18- vjeçare.

Më e madhja nga fëmijët e saj, sot është 82 vjeçe, ndërsa vetë është gëzuar me 50 nipër e stërnipër, pjesa më e madhe e të cilëve ndodhet në emigrim.

Për nënë Prenën që jeton e vetme në qytezën e Rubikut, kujdesen dy gra që rrinë me të gjatë ditëve dhe netëve, kjo nënë 101-vjeçare, të ardhura të saj, ka 7 mijë lekë pension nga puna në bujqësi, periudhë për të cilën thotë se ishte e vështirë dhe e lodhshme.

Edhe pse mbi 1 shekullore, pengu i nën Prenës është se nuk mundi të mësojë të shkruajë dhe të lexojë.

Gazetare: Heriselda Dyrmishi

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme