Merimanga “vejusha e zezë” kërcënon fermerët në disa zona të Lushnjës e Divjakës

Për shkak të thatësirës dhe të temperaturave të larta, ditët e fundit është rritur numri i rasteve të pickimeve nga merimangat dhe nga gjarpërinjtë në disa zona të Lushnjës e Divjakës.
Mjekët toksikologë të spitalit rajonal në Lushnje thonë se rastet janë të larta dhe mbi 10 persona paraqiten në urgjencë për të marrë ndihmën e parë.
Në zonat e Divjakës, Grabjanit dhe Tërbufit janë hasur më tepër raste të pickimeve. Orët e mëngjesit janë më të rrezikshme, ku në tokat bujqësore, merimanga e quajtur “vejusha e zezë” rri fshehur, ndaj duhet të vishen çizme për t’u mbrojtur nga këmbët.
Fermerët janë dhe personat më të ekspozuar dhe rrezikuar nga pickimi i insekteve gjatë punëve në bujqësi. Mjekët u bëjnë apel qytetarëve që të bëjnë kujdes, pasi helmi i tyre bëhet më toksik për shkak të temperaturave të larta.
Gazetar: Norel Zaimi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




