Ndotja e mjedisit nga hidrokarburet, banorët e Zharrëzës ngrenë shqetësimin e rrezikut për shëndetin

Banorët e Zharrëzes në Patos ngrenë shqetësimin se janë rrezik për shëndetin nga ndotja e mjedisit nga hidrokarburet.
Këto ditë të nxehta, banorët shprehen se ndotja e mjedisit ka arritur kulmin pasi nafta bruto ka dalë deri në rrugën ku kalojnë banorët.
Edhe ambjentalisti dhe banor i kësaj zone, Qani Rredhi është shprehur se “ndotja nga nafta ka bërë që shumë prej banorëve të jenë të sëmurë.“
Ndotja nga hidrokarburet në këtë zonë që quhet blloku 490 cilësohet si një nga pikat më të nxehta të ndotjes. Përpos kësaj situate nuk është marrë asnjë masë nga kompania që shfrytëzon nëntokën në këtë zonë.
Gazetare: Amela Koçerri
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




