Lushnje/ Zjarret jashtë kontrollit, digjet ullishtja, rrezikohet kisha Shën Todri

Sociale | 3 vite më parë

Zjarret e dala jashtë kontrollit vijojnë që të dëmtojnë ekonomitë të fermerëve edhe këtë sezon të nxehtë vere. Ndonëse shërbimi i zjarrfikëses ka problemet e veta në logjistikën mekanike, në rastet urgjente nuk ka munguar prezenca me mjetin e vogël e të manovrueshëm.

Një rast i zjarrit të dalë nga kontrollit është ai i fshatit Kadipashaj në Lushnje.

Dëmet janë të konsiderueshme dhe të pakthyeshme. Mbi 400 rrënje ullinj janë djegur dhe një sipërfaqe e madhe toke është djegur e gjitha.

Zjarri i dalë jashtë kontrollit nuk ka kursyer dhe kishën e Shën Todrit.

Kisha e ndërtuar rreth viteve 1730 si shumë të tjera në zonë ka shpëtuar pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe banorëve të zonës.

Sipas tyre akoma nuk dihen autoret dhe ndoshta zjarri ka ardhur nga pakujdesia.

Sipas familjes së dëmtuar ku janë djegur qindra rrënjë ullinj zjarri ka qenë i qëllimshëm ndërsa policia e rendit po vijon hetimet për këtë rast.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme