Korçë/ Variçela tek fëmijët, mjekët: Raste të pakta, kujdes për mospërhapjen e infeksionit

Sociale | 3 vite më parë

Krahas virozave të shumta të cilat janë duke qarkulluar në këtë periudhë, në Korçë nuk kanë munguar rastet e fëmijëve që janë prekur nga sëmundja ngjitëse e Variçelës, apo siç quhet ndryshe lia e dhenve.

Edhe pse kjo sëmundje infektive e ka pikun e saj në dimër dhe në pranverë, mjekët thonë se gjatë këtyre dy javëve të para të korrikut ka patur rishfaqje të kësaj sëmundjeje, por rastet e fëmijëve të prekur kanë qenë sporadike.

Robert Rado, shef i shërbimit të pediatrisë, thotë se “si çdo sëmundje edhe variçela ka shkallët e saj, por fatmirësisht shumica e rasteve e kalojnë në formë të lehtë, pa qenë e nevojshme trajtimi spitalor”.

Një tjetër rast komplikacioni sipas mjekut Rado është edhe variçela e infektuar, ndaj këshillon prindërit të tregojnë kujdes. Në rastet e infektimit të fëmijëve me këtë sëmundje ngjitëse mjeku pediatër bën thirrje për izolim të rasteve, pasi kjo parandalon përhapjen e sëmundjes tek fëmijët e tjerë. “Fëmijët duhet të mbahet në shtëpi, pasi transmetohet me anë të sekrecioneve, rrugëve të frymëmarrjes apo dhe prekjes së duarve”, shpjegon mjeku. 

Infeksionistët thonë se kjo sëmundje vijon të ketë përhapje në vendin tonë, pasi në kalendarin e injeksioneve të detyrueshme nuk është futur ende vaksina kundër variçelës.

Specialistët theksojnë se variçela kalohet më lehtë në moshë të vogël, pasi kur fëmija është më i rritur shfaq më tepër komplikacione.

/RTSH/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme