Mungesa e infrastrukturës kundër turizmit, Rruga Milot-Shëngjin, 3 orë për të përshkuar 20 km

Për të përshkuar 20 km rruge nga Miloti në Shëngjin, duhen rreth 3 orë. Kjo është situata që përballon çdo sezon veror pushuesit që zgjedhin bregdetin e Lezhës për të kaluar pushimet verore.
Rrugët e ngushta dhe pa standarte nuk e përballojnë fluksin e lartë të automjeteve, duke sjellë trafik të rënduar e shpesh here kaos total në lëvizje.
“Mungesa e infrastrukturës po e dëmton turizmin” thotë eksperti Leornard Seferi, sipas të cilit nuk është aspak normale që në vitin 2023 të flasim për problematika të tilla.
Nga ana tjetër, Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu thotë se “autostrada Milot-Balldre, ura e re që po ndërtohet mbi lumin Drin dhe parkingjet nëntokësore do të çlirojnë trafikun”,
Sezoni turistik ka 5-fishuar numrin e automjeteve që lëvizin në rrugët e Lezhës, ndaj dhe policia rrugore ju bën thirrje drejtuesve që të përdorin rrugët dytësore për të shmangur sadopak trafikun e rënduar.
Gazetar: Norel Zaimi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




