Shtohen urgjencat në spitalin e Fierit, shkak temperaturat e larta, rreth 200 raste vetëm në 24 orë

Sociale | 3 vite më parë

Në spitalin rajonal të Fierit është rritur numri i urgjencave. Shefi i Repartit të Sëmundjeve të Brendshme në këtë spital, mjeku kardiolog Viktor Gjini, tha se ndikim kanë temperaturat e larta të ditëve të fundit.

Vetëm në 24 orë numri i rasteve ka shkuar deri 200 pacientë, rreth 20% raste të shtuara krahasuar me një periudhë të zakonshme.

Të moshuarit dhe fëmijët janë grupmoshat më të prekura.

Si pasojë e temperaturave të larta janë rritur edhe urgjencat nga pickimet e insekteve dhe zvarranikeve.

Mjeku i bën thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin në orët e pikut, dhe të shtojnë konsumin e lëngjeve.

Gazetare: Albana Agolli 

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme