Dëftesat online, nisi shpërndarja nëpërmjet portalit e-Albania

Sociale | 3 vite më parë

Prindërit po tërheqin nëpërmjet portalit e-Albania dëftesat e fëmijëve të tyre, të cilat janë të pajisura me të gjitha elementët e sigurisë.

Me vënien në funksion të sistemit smip, mësuesit kanë hedhur gjatë gjithë vitit vlerësimet e nxënësve duke digjitalizuar sistemin e shkollave gjë që po mundëson edhe shërbimin e marrjes së dëftesave dhe certifikatave të maturës me vulë elektronike.

Përveç marrjes së shpejtë online pa pasur nevojë të shkosh fizikisht në shkollë, dëftesa elektronike shmang mundësinë e falsifikimit, pasi kodi unik dhe vula digjitale, sigurojnë vërtetësinë e dokumentit.

Regjistrimet në e- Albania për nxënësit e klasave të I-ra dhe të 10-ta do të zgjasin deri nga mesi i javës së ardhshme.

Nëpërmjet portalit e-Albania prindërit janë të detyruar ta regjistrojnë fëmijën në institucionin arsimor që u nxjerr sistemi sipas vendbanimit që ata figurojnë.

Regjistrimet do të vijojnë deri me 20 korrik. Pas përfundimit të kësaj faze të parë Drejtoria Arsimore do të vendosë nëse do t’i rihapë regjistrimet në një fazë të dytë korrektuese në muajin shtator.

Gazetare: Keti Toroveci

/RTSH/

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme