Mali i Bardhë, bashkia e Kurbinit investon në infrastrukturën e zonës etnokulturore

Sociale | 3 vite më parë

Mali i Bardhë në zonën e Kurbinit, është një fshat me histori, etnokulturë  e bukuri natyrore, që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë.

Mali i Bardhë njihet për Kishën e Shën Mëhillit, një objekt fetar 800 vjeçar. Por rruga që të çon tek kisha ka nevojë për investime.

Sefedin Lika, këshilltar i Këshillit Bashkiak, të Bashkisë Kurbin ka parë nga afër rrugën dhe bën të ditur se “së afërmi do të ndërhyhet në të”.

Këshilltari bashkiak bën me dije se investimi në infrastrukturën e zonës ka marrë miratimin edhe të Kryetares së Bashkisë, Kurbin, Majlinda Cara.

Gazetare: Teuta Shamku

/RTSH/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme