Dëndësia e ndërtimeve të reja në Shëngjin, vështirësohet furnizimi me energji dhe ujë të pijshëm

Sociale | 3 vite më parë

Dendësia e ndërtimeve të reja në Shëngjin ka rritur kërkesen për shërbime publike, duke vënë në vështiresi furnizimin me energji elektrike dhe uji të pijshëm.

Shqetësimi është ngritur nga Drejtuesi i Ujësjellës-Kanalizime dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë, gjatë takimit të komunitetit rajonal të zhvillimit të Turizmit, që u mbajt nën drejtimin e prefektit Gjergj Prendi.

“Shërbimi me ujë të pijshëm në zonën e Shëngjinit do të jetë 24 orë, përjashtuar rasteve në mungesë të energjisë elektrike”, tha Zef Maçi.

Ndotja akustike në zonat turistike është kthyer në shqetësim që duhet t’i japim zgjidhje, u shpreh prefekti i Lezhës Gjergj Prendi.“Përgjegjësia është e jona, edhe ato pak gjerat që nuk shkojnë mirë do ti përmirësojmë”, tha ai.

Zona turistike e Shëngjinit është katërfishuar gjatë viteve të fundit dhe kërkohen investime të reja për ti ofruar shërbime publike sektorit privat.

Gazetare: Megi Mehilli

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme