Pogon, banorët kërkojnë rigjallërimin e Pikës Kufitare të Sopikut

Mbi 300 banorë të Njësisë Administrative Pogon, nga rreth 3080 që janë të rregjistruar në rregjistrin themeltar të Gjëndjes Civile, po përballen me kushte të vështira në zonën e tyre.
Mungesa e infrastrukturës rrugore, por edhe e transportit publik në 7 fshatrat e zonës, detyron banorët shumica pensionistë të paguajnë për të lëvizur drejt qytetit të Gjirokastrës apo Pikës Kufitare të Kakavies për nevoja jetike.
80 përqind e banorëve të përhershëm janë në moshën e pensionit, kurse të rinjtë që banojnë në Prefekturën e Epirit apo në Rajonin e Janinës në Greqinë fqinje e kanë pothuajse të pamundur që të vizitojnë shpesh vendlindjen.
Si zgjidhje banorët e Sopikut kërkojnë që të arrihet një marrëveshje ndërshtetërore, midis Shqipërisë dhe Greqisë, në mënyrë që Pika Kufitare e Sopikut, të funksionojë për këmbësorët dhe automjetet.
Pika Kufitare e Sopikut është nga më të vjetrat në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Ajo ka funksionuar që nga krijimi i shtetit shqiptar 1912 dhe deri në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.
Pika u mbyll në vitet e regjimit komunist kur Shqipëria i kthye në një vend të izoluar.
Pas viteve ’90 Pika Kufitare e Sopikut ka funksionuar disa herë me mirëkuptimin dypalësh mes palës shqiptare dhe asaj greke vetëm në raste festash.
Pika është 80 km larg nga Gjirokastra.
Hyrje-daljet në këtë pikë janë rreth 2500-3000 shtetas në vit.
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




