Dibër/ Ariu mësyn plantacionet e qershive, banorët: Na ka shkaktuar shumë dëme

Sociale | 3 vite më parë

Fermerë të fshatit Trenë në Dibër, thonë se prej disa ditësh pemët e qershisë po sulmohen nga ariu i cili ka zbritur nga mali pranë fshatit.

Fermërët nuk dinë se si të veprojnë me kafshën e egër, pasi veç dëmeve që po ju shkakton në plantacionet me qershi, atyre ju rrezikohet edhe jeta, sidomos grave dhe fëmijëve.

Një banor i fshatit Grevë, thotë se “mund të jenë disa arinj që sulmojnë natën plantacionet me qershi pasi dëmet janë në disa zona njëherësh”. Ai shton se është detyruar që të bëjë roje tek plantacioni për ta trembur kafshën e egër që të mos e dëmtojë më shumë.

Fermerët e Dibrës kërkojnë mbështetjen e institucioneve për të mos lejuar dëmtimin e mëtejshëm të qershisë apo të mos ju rrezikohet jeta nga ariu.

Gazetar: Norel Zaimi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme