I fundit i çakmakëve në Shkodër, Çesk Toma: Dikur mbaja familjen, sot mbijetoj

Sociale | 3 vite më parë

Çdokush kur kalon afër teatrit “Migjeni”, përballë tij në “Rrugën e Gjërë”, syri ndeshet me Çesk Toma, 56 vjeç, nga fshati Beltojë.

Me tavolinën e tij të vogël dhe me një karrige ai vjen çdo ditë nga Beltoja në Shkodër për të siguruar jetesën, duke mbushur dhe riparuar cakmakë.

Ai është i vetmi dhe i fundit që e bën këtë punë ndaj qytetarët, kryesisht mosha e tretë të cilët janë të fiksuar pas çakmakëve, ndalojnë tek Cesku për t’i mbushur ose riparuar.

56-vjeçari thotë se dikur arrinte të siguronte të ardhura deri në 3 mijë lek të reja në ditë dhe mbante familjen, ndërsa sot ai tregon se punon sa për të mbijetuar.

Dikur në Shkodër numëroheshin mbi 20 persona që merreshin me riparimin dhe mbushjen e cakmakëve, ndërsa sot kjo punë artizanale është në zhdukje dhe i vetmi që ka mbetur është Çesku i cili thotë se do ta vazhdojë derisa të ketë frymë.

Gazetar: M. Rakaj

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme