Plazh në liqenin e Shkodrës, pushuesit kërkojnë pastërti

Një prej vendeve më të dashura për shkodranët padyshim që mbetet liqeni dhe brigjet e freskëta të Plazhit të Shirokës. Dikur një plazh i mbipopulluar, sot në të gjen pushuesit fanatikë, të cilët po shijojnë këto ditë të nxehta korriku.
“Kam që në moshën gjashtë vjeçe që vij në Shirokë” thotë një pushues i vjetër. “Vinim në mëngjes nga Shkodra me këmbë, laheshim dhe në orën dy ktheheshim në shtëpi” kujton ai.
Pjesa më e madhe e pushuesve përdorin biçikletat për të mbërritur deri në plazh, mundësi që e krijon afërsia e liqenit me qytetin. ” Është zonë e qetë, me ajër të pastër dhe shumë afër qytetit” thotë një i moshuar.
Shqetësim për pushuesit mbeten mbetjet dhe hedhurinat e depozituara prej kohësh në këtë zonë.” Ka nevojë për një dorë” thotë një nga pushuesit.
Gazetar Norel Zaimi
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




