Elbasan, ‘Rrapi i bezistanit’ në vëmendje të arkeologëve

Instituti i Monumenteve të Kulturës po zbaton një tjetër projekt për zbulimet arkeologjike pranë “Rrapit të bezistanit” në qendër të qytetit të Elbasanit.
Ka vite që kjo vendodhje është vlerësuar si monument kulture dhe gërmimet e realizuara nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, po tregojnë qartë historinë antike të qytetit si një qendër kulture e veçantë dhe me shumë vlera arkeologjike.
Emërtimi i tij lidhet me tregun e mbyllur, i quajtur bezistan, bërthamë e rëndësishme tregtare, ndërtuar në shekullin XVII, që përfshinte një numër të konsiderueshëm dyqanesh.
Historikisht ‘Rrapi i Bezistanit’ ka shërbyer si pikë referimi për ngjarjet historike, arsimore e kulturore të Elbasanit.
Gazetar: Norel Zaimi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




