Fier, pickimet nga insektet dhe zvarranikët, rritja e temperaturave ka shtuar rastet e infektimeve

Në spitalin e fierit janë paraqitur 10 persona të pickuar nga merimanga e zezë dhe insekte të rrezikshme.
Me rritjen e temperaturave, mjeku toksikolog ka drejtuar këshilla për të gjithë fermerët që punojnë në fushë të marrin masa mbrojtëse.
Stina e verës përveç temperaturave të larta ka sjellë edhe rastet nga pickimet e zvarranikeve dhe insekteve.
Vetëm gjatë javës së fundit në spitalin Rajonal në Fier janë paraqitur 10 raste , 4 persona janë pickuar nga merimanga e zezë dhe 6 prej zvarranikeve( gjarpërinjtë dhe nepërka).
Sipas mjekut toksikolog Lulëzim Banushaj në spitalin Rajonal Fier rastet në fjalë kanë ardhur nga zonat e Cakranit ,Mallakastra, Roskovecit ku fermerët në këtë periudhe janë të ekspozuar për shkak të punëve në bujqësi.
Sipas bluzave te bardha te gjithë personat e pickuar nga merimanga dhe zvarraniket i kanë shpëtuar rrezikut nga vdekja
Mjeku toksikolog ka drejtuar këshilla për të gjithë fermerët për të pasur kujdes në punët në bujqësi pasi kjo periudhë me ngrohjen e temperaturave shënon edhe sulmet e zvarranikeve dhe insekteve.
Gazetare Bjolanda Cuku
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




