Pak prodhim dhe çmim i lartë, shalqiri dhe pjepri në tregun e Divjakës rekord

Sociale | 3 vite më parë

Ky është viti  me çmimet më të larta për shalqirin dhe pjeprin. Në tregun e shumicës  në Divjakë prodhuesit kanë nxjerrë për shitje  mbi 10 ton shalqi vetëm në një ditë.

Çmimi i tyre varion nga 130 lekë për kg deri në 30 lekë . Sipas fermerëve ndonëse prodhimi është më i pakët për shkak të kushteve atmosferike të këtij viti, çmimi i lartë justifikon sasinë e munguar.

Për disa fermerë shqetësues është fakti i mungesës së faturave nga tregtarët. Ata thonë se kjo lë vend për abuzime me çmimin ku nuk e vendos prodhuesi sesa do ta shesë, por tregtari i cili rrit disa çmimin për konsumatorin.

Në këtë treg çdo ditë fermerët e Divjakës nxjerrin prodhimet bujqësore dhe këto janë ditët e pikut të shalqirit.

Ky është vendi ku pikat e grumbullimit  marrin produktin për eksport i cili këtë vit është cilësor. Jashtë kamerës eksportuesit pohojnë se Divjaka është e para në Ballkan e cila ka hyre në tregjet lindore me shalqirin dhe pjeprin, duke bërë që këtë vit edhe cilësia të jetë e pëlqyeshme.

Gazetar Norel Zaimi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme