Maturantja ekselente e “Sami Frashërit“, rrëfen planet për studimet e larta

Sociale | 3 vite më parë

Meida Rrokaj është vlerësuar gjithmonë në shkollë me notë maksimale dhe është dalluar për rezultate të shkëlqyera në olimpiadat që ajo ka marrë pjesë.

Dashuria për librat  i është kultivuar shume herët nga familja. Meida  synon të vijojë studimet e larta në një nga  degët që ofron Universiteti i Mjekësisë ose Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

Ka shndritur në të gjitha lëndët në 12 vite shkollim dhe është dalluar për rezultate të shkëlqyera në të gjitha olimpiadat që ka marrë pjesë, por pasioni i madh i saj janë Bilogjia dhe kimia.

Maturantja e shkollës së mesme Sami Frashëri  Meida Rrokaj ka punuar fortë për tu renditur tek më të mirët e për të bërë realitet ëndrrën e saj studimet e larta  në degët e preferuara.

Maturantja sqaron se notat janë vendimtare për aplikimin e saj në universitet.

Edhe pse shumë universitete të huaja do të donin një studente të tillë 18 vjeçarja ka zgjedhur të studiojë dhe kontribuoje në Shqipëri

Muaji korrik do të jetë vendimtar për Meidën dhe ndjekjen e ëndrrës së saj në nisjen e studimeve universitare.

Gazetare Keti Toroveci

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme