Peshkimi, 50% më shumë rritje në vitin 2023, akuakultura drejt tregjeve kryesore në BE

Sociale | 3 vite më parë

Sektori i peshkimit është rritur ndjeshëm në vitet e fundit, reflektuar kjo në sasinë e eksportuar jashtë vendit. Vetëm gjatë 5 mujorit të parë të vitit 2023,  eksportet ka një rritje me 50 përqind me shumë krahasuar nga viti 2022.

Sektori I peshkimit ka vite që po njeh një rritje te dukshme në ekonominë  blu. Eksportet Vetëm gjatë 5 mujorit të parë të vitit 2023 ka një rritje me 50 përqind me shumë nga viti 2022.

Prodhimet të cilat shkojnë për eksport janë prodhime të freskëta të peshkut si dhe prodhime të përpunuara. 10 milion euro eksport ka vetëm sektori i akuakulturës e cila shkon në tregjet më të njohura si Italia, Kroacia, Gjermania dhe Franca.

Një zhvillim të dukshëm njeh edhe eksporti I  peshkut ton I cili shkon drejt tregjeve të BE  ku interes të veçantë ka Japonia.

Në Mesdhe janë tre kompani të akuakulturës të certifikuara të cilat njihen si “antibiotic free”. Dy kompani presticioze janë në Shqipëri dhe një në Spanjë.

Gazetare Bjolanda Cuku

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme