Kurban Bajrami, kreu mysliman uron: O Zot, bëje rininë të mbarë, të varfërve lehtësojua varfërinë!

Sociale | 3 vite më parë

Të mërkurën myslimanët shqiptarë dhe ata në mbarë botën kremtojnë festën e Kurban Bajramit. Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu përcolli urimin e tij me rastin e kësaj feste simbol i sakrificës dhe durimit.

“Kurban Bajrami është një festë që materializon bindjen e lartë, dorëzimin, durimin dhe sakrificën e njeriut ndaj Zotit të gjithësisë. Kurban Bajrami është festë që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër. Është pjesë e gjithë shoqërisë. Ata që kanë mundësi presin kurban dhe shpërndajnë për çdo njeri e familje në nevojë, e kjo e bën këtë festë që të futet në çdo shtëpi. Të gjithë e ndiejnë atmosferën dhe solidaritetin e kësaj feste” shprehet Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu. 

Duke u lutur për të kaluar sa më mirë këtë festë, zoti Haxhiu “I lutet Zotit që t’u pranojë haxhin mbi 800 haxhinjve shqiptar të cilët sot ndodhen në haxh, e pikërisht në Malin Arafat, vendin e shenjtë për myslimanët. I lutem Zotit të mëshirojë të gjithë të dashurit tanë që nuk jetojnë më”, shprehet ai.

Një lutje formulon kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për rininë dhe të varfërit. “Për më të varfërit, lehtësoua shqetësimet që sjell varfëria. Bëje rininë të hajrit dhe të qëndrueshme në anën e të mirë. I lutemi Zotit për kombin tonë, rininë, mësuesit, mjekët, policët, ushtarakët dhe gjithsecilin që punon për sigurinë mirëqënien e prosperitetin e vendit tonë” shprehet zoti Spahiu me rastin e festën e Kurban Bajramit.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme