Marrja e ujit të Gurit të Bardhë, banorët e fshatit Shkallë e Xibër, kundër

Sociale | 3 vite më parë

Fshati Shkallë në Njësinë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit është një nga fshatrat që preket direkt nëse tjetërsohet rrjedha e burimeve ujore të njohura si gurrat e Gurit të Bardhë.

Nga këto burime ujore, vaditen me qindra hektar tokë bujqësore të fshatrave gurë i bardhë, Petralbë, Shkallë, Xibër Murrize dhe Fshat.

Për ish-këshilltarin bashkiak, Kasem Muça, banor i fshatit Shkallë, “tjetërsimi i përdorimit të burimeve ujore historike për vaditje të fshatit të tij, do të ndikojë rëndë në ekonomitë familjare”.

Për një tjetër banor të këtij fshati marrja e këtij uji nga Bashkia e Tiranës, do të thotë “marrje jete për të gjithë banorët”.

Qeveria shqiptare ka marrë një hua prej 80 milion eurosh në Dhjetor të vitit 2021, Bankës Evropiane të Investime me destinacionin e vetëm atë të ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit nga burimet e Gurit të Bardhë në Tiranë.

Megjithëse në terren nuk kanë nisur ende punimet, banorët e 5 fshatrave që preken nga ky projekt thonë se askush nuk i ka pyetur ata.

Gazetar: Norel Zaimi

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme