Në fushat e tërbufit në Lushnje po korret gruri, më shumë sipërfaqe të mbjella

Sociale | 3 vite më parë

Këtë vit, fermerët kanë mbjellë më tepër sipëfaqje për shkak të subvensioneve të qeverisë siç ishte dhënia e 30 mijë lekë për ha dhe nafta pa akcizë

Ndryshe nga një vit më parë, autokombanierët kanë ulur çmimin e korrjes.

Erjon Sina i cili prej 10 vitesh punon me autokombajn thotë se nga 1300 lekë për dylym, korja e grurit ka shkuar në 1200 lekë.

Ramazan Alla po korrë në fushat e Tërbufit 20 ha grurë dhe thotë se do ta magazinojë në pritje të rritjes së çmimit. 

Agron Bruka një tjetër fermër që po korr grurin, pohon se çmimi aktual i shitjes është i lirë, 2700 lekë për kv ndaj edhe ai ka bërë marrëveshje me kompanitë e grumbullimit ta magazinojë deri në pritje të rritjes së çmimit.

Për shkak të motit me reshje në periudhën e padëshiruar për kultivuesit, rendimenti i grurit këtë vit është më i pakët. Madje edhe korrja e tij po kryhet 1 javë me vonesë.

Gazetar: Norel Zaimi

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme